Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në rrjetet sociale ka publikuar një video në të cilën duke ngrënë një biskotë, përshëndet liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Stoilkovski thotë se po shkon në takim me partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe pastaj merr një biskotë dhe fillon ta hajë.
“Përshëndetje, Ali”, thotë Stoilkovski.
Stoilkovski aludon në deklaratën e Ahmetit të cilën e dha në tubimin e “Frontit Evropian” në Shkup para mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kur tha se lideri i VMRO-DPMNE-së është ngritur mbi biskota dhe salcë.