Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, dje ka vazhduar takimet e tij në terren, ku së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Llogën, njëherazi edhe kandidat për deputet në zonën 3 zgjedhore, si dhe koordinatorin e zonës 3 zgjedhore, Nafi Durmishi, dje kanë qëndruar në tregun e gjelbërt të Velesit, ku me qytetarët dhe esnafin e tregut, u bisedua mbi problemet disavjeçare të tyre. Gjithashtu, në këto bashkëbisedime me banorët e Velesit, u fol edhe për mobilizim maksimal të votuesve për ditën e mërkurë, ku veçanërisht u kërkua mbështetje masive për Frontin Europian dhe numrin 4.



