Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij.
Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak, kur mori vlerësimin më të mirë në një dekadë e gjysmë. Në vitin 2023, Kosova ishte renditur në vendin e 56’të.
Reporterët Pa Kufij në raportin e tyre për Kosovën, kanë theksuar se gazetarët janë target i sulmeve politike ndërsa përmendin se Qeveria me veprimet e saj ka kërcënuar ose abuzuar me lirinë e medias në vend.