4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBotaVon der Leyen: Ndalimi i TikTok-ut në BE nuk përjashtohet

Von der Leyen: Ndalimi i TikTok-ut në BE nuk përjashtohet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të nënkuptohet se ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet një opsion, gjatë një diskutimi dje në mbrëmje në Maastricht, ku u prezantuan kandidatët kryesorë të partive për zgjedhjet e bllokut të vitit 2024, sipas politico.eu .

“Nuk përjashtohet”, tha Von der Leyen, pasi moderatori iu referua Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku TikTok-u po përballet me një ndalim kombëtar nëse aplikacioni nuk shitet nga pronari i tij, “ByteDance”.

Menjëherë, Von der Leyen shtoi se Komisioni ishte institucioni i parë në mbarë botën që kishte ndaluar TikTok në telefonat e korporatave te bllokut.

“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok-ut”, shtoi ajo.

Von der Leyen nuk u shfaq në cilësinë e saj si presidente e Komisionit në Maastricht, por si kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë.

TikTok po përballet me një hetim të veçantë – për dështimet e supozuara për të mbrojtur të miturit.

Sipas Ligjit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), Komisioni mund të urdhërojë pezullimin e përkohshëm të një shërbimi në çdo rast.

Gjithashtu, Von der Leyen thuhet se po shmang TikTok ndërsa bën fushatë për një mandat të dytë./atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments