Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot deklaroi se nëse vendi nuk arrin të merr datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, qeveria duhet menjëherë të japë dorëheqjen dhe të nënshkruaj zgjedhje të parakohshme.
“Ne, si Lëvizje Besa, shpresojmë që BE-ja të tejkalojë veten dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sa më shpejt, d.m.th para Vitit të Ri të jap datë për fillimin e negociatave. Nëse Maqedonia nuk merr datë, ashtu siç e tha edhe vetë kryeministri, kjo qeveri është e vdekur, duhet që menjëherë të nënshkruhen zgjedhjet e parakohshme”, tha Kasami.