3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZoran Zaevin ende e mba umuti /“Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë...

Zoran Zaevin ende e mba umuti /“Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër pos BE-së”

Në rast se vendi nuk merr datë për bisedime me BE-në, Qeveria mund të shkatërrohet. Këtë paralajmërim kryeministri Zoran Zaev e dha gjatë qëndrimit tij në Austri. Në deklaratë për agjencinë serbe Tanjug, Zaev thotë se vendi s’ka alternativë tjetër, dhe se edhe Qeveritë e ardhshme do të mbeten të fokusuara në BE. I pari i organit ekzekutiv thotë se BE-ja nuk mund të pres dialog nga Prishtina dhe Beogradi, derisa nuk vlerëson arritjet e Shkupit me Athinën dhe Sofjen.

Për ne nuk ka alternativë. Nëse nuk ka vendim pozitiv, ne nuk mund të heqim dorë nga BE sepse aty është e ardhmja jonë. Me gjasë do të shkatërrohet Qeveria në Maqedoni, por do të vijë dikush tjetër që ta vazhdojë këtë rrugë. Në aq jemi të përkushtuar për BE-në sa e ndryshuam edhe emrin tonë, bëmë marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, i avancuam marrëdhëniet me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë pra me gjithë fqinjët. Unë shpresoj se kjo do të jetë motivim plotësues që të vazhdojmë të punojmë dhe të tregojmë sa më shumë sukses”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita nuk ka plan se si do të impononte zgjedhje të parakohshme, por thonë se epilogu i dështimit të kësaj Qeverie janë zgjedhjet të cilat do ta çonin në histori Qeverinë sipas tyre të zhytur në krim dhe korrupsion.

VMRO-DPMNE-ja prej kohësh kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Situata aktuale ndaj BE-së dhe datës për negociata është argument shtesë se sa më shpejtë duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shteti është peng i klanit Zaevët, i politikanëve që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion të lartë. Kjo Qeveri nuk është e aftë për të bërë reforma”.-pohoi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Duke refuzuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ditë më parë kryeministri Zaev potencoi se zgjedhjet e parakohshme do të cenojnë zhvillimin ekonomik në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments