4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeStatistikat: 44% e shqiptarëve panë TV ose video online, e treta më...

Statistikat: 44% e shqiptarëve panë TV ose video online, e treta më e ulët në Europë

Eurostat bëri të ditur se në vitin 2022 rreth 44% e individëve në Shqipëri u angazhuan në transmetim televiziv ose video në internet, nga 65% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

TIRANA- Ndërsa televizioni mbetet një nga mjetet kryesore të informonit për publikun shqiptar, transmetimi i tij përmes internetit dhe shikimi i videove online mbeten më të ulëtat në Europë. Eurostat bëri të ditur se në vitin 2022 rreth 44% e individëve në Shqipëri u angazhuan në transmetim televiziv ose video në internet, nga 65% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Kjo shifër është e treta më e ulët në Europë pas Bullgarisë (40%) dhe Rumanisë (34%).

Në rajon, më të prirurit për të parë TV dhe video online janë malazezët (71%) dhe serbët (68%). Të dhënat për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut mungojnë. Në vitin 2022, 65% e individëve në BE, panë televizor ose video në internet (online). Në 24 nga 27 vendet e BE-së, më shumë se gjysma e individëve të moshës 16-74 vjeç, përdorën internetin, për të parë TV ose video të transmetuara. Finlanda krenohet me përqindjen më të lartë 93%, e ndjekur nga Holanda (90%) dhe Danimarka (89%). Në anën tjetër, 34% e individëve në Rumani, shikonin TV ose video në internet, 40% në Bullgari dhe gati 50% në Sllovaki.

Transmetimi është më i popullarizuar në mesin e të rinjve

Në vitin 2022, zakonet e transmetimit në internet, zbuluan një ndarje brezash brenda BE-së. Ndjekja e transmetimeve online, ishte veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve, me 86% të individëve të moshës 16 deri në 24 vjeç dhe 81% të atyre të moshës 25 deri në 34 vjeç, që përdorin internetin për të parë TV ose video.

Anasjelltas, me rritjen e moshës, pati një rënie të numrit të individëve, të angazhuar në transmetimet online. Në mesin e njerëzve të moshës 55 deri në 64 vjeç, 52% përdorën internetin për të parë TV ose video, ndërsa vetëm 33% e atyre të moshës 65 deri në 74 vjeç, bënë të njëjtën gjë./ Monitor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments