Në një aksion policor të mëngjesit të sotëm janë arrestuar 17 pjesëtarë të policisë së burgjeve në KPU Idrizovë, njofton Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Punonjësit e burgut të arrestuar tashmë janë dërguar në Gjykatën Penale, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur më shumë detaje gjatë ditës.
Arrestimi i punonjësve të burgut vjen pas aksionit të javës së kaluar të MPB-së, të cilët kontrolluan burgun e Izdrizovës, ku gjetën një numër të madh sendesh të paligjshme.