8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProtesta para Rektoratit, kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës, policia me...

Protesta para Rektoratit, kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës, policia me forcë shpërndau protestuesit , arrestohet Rron Gjinovci – largohen studentët (VIDEO)

Pas protestës së mbajtur nga aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe të tjerëve, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, më 11.04.2024, pretendohet se Universiteti i Prishtinës është ballafaquar edhe me bojkotim të mësimit nga studentët, shkruan Kallxo.com.

Aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore dhe të tjerë u shpërndanë me forcë nga Policia e Kosovës, pasi kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit të UP-së më 11.04.2024, gjatë protestës gjithë ditore të cilën e kishin paralajmëruar më 10.04.2024.

Nga data 03.04.2024, aktivistët kanë kërkuar përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqitë cilin e kanë denoncuar 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

Krasniqi vazhdon të figurojë si profesor i rregullt në Fakultetin e Edukimit e në anën tjetër denoncimi për ngacmim seksual po trajtohet nga Këshilli i Etikës të UP.

Kallxo.com raportoi nga vendi i ngjarjes se disa aktivistë janë tërhequr zvarrë nga Policia e Kosovës, për të zhbllokuar hyrjen në Rektorat.

Përveç protestës, më 09.04.2024, LFS së bashku me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist, përmes një letre të hapur drejtuar Këshillit të Etikës dhe Rektoratit të UP-së, teksa kanë kërkuar përjashtimin e profesorit Krasniqi kanë paralajmëruar edhe bojkot dhe bllokim të procesit mësimor në UP, për datën 11.04.2024.

Gjatë protestës të mbajtur më 11.04.2024, organizuesit e protestës i kanë thënë ekipit të Kallxo.com se studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës e kanë bojkotuar mësimin më 11.04.2024.

Për bojkotimin e këtyre studentëve, Kallxo.com i ka pyetur të dy fakultetet. Prej tyre, deri në publikimin e këtij artikulli është përgjigjur vetëm Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Ahmet Shala, dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) e ka konfirmuar se studentët e FIM kanë bojkotuar mësimin për një orë, më 11.04.2024.

Sipas Shalës, Këshilli i Studentëve të këtij fakulteti kanë bërë thirrje që të bojkotohet mësimi në solidarizim me kërkesën që Lëvizja Feministe Studentore (LFS) kishte bërë më 09.04.2024, për bojkotimin e mësimit.

“Thirrja nga Këshilli Studentor i FIM-së ka qenë që prej orës 11-12 të bojkotohet mësimi në solidarizimim me kërkesën e Lëvizjes Feministe Studentore” – është përgjigjur dekani Shala, më 11.04.2024.

Shala e ka verifikuar nëse është mbajtur ndonjë orë gjatë ditës së enjte, më 11.04.2024, dhe ka thënë se nuk është regjistruar asnjë e tillë në sistemin e tyre.

“Sipas shënimeve tona që dalin nga Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS), por pasi që profesorët-asistentët i mbyllin orët, nuk shihet ndonjë orë e mbajtur në këtë kohë” – ka thënë Shala.

Se çka do të ndërmarrin për humbjen e mësimit të datës 11.04.2024, Shala nuk ka dhënë përgjigje.

Teuta, Shpresa dhe Era (emra fiktivë) janë tri vajza që në kushte anonimiteti rrëfyen në emisionin “Kallxo Përnime”, më 07.04.2024, për ngacmimet seksuale që Xhevat Krasniqi, profesor i matematikës, pretendohet se iu kishte bërë atyre derisa studionin në degën e Farmacisë në UP.

Përveç këtyre trijave në Kallxo Përnime më 07.04.2024 rrëfyen edhe 3 djem që kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale që ju kishin bërë vajzave nga viti 2022. Kjo është hera e parë që djemtë në Kosovë dolën publikisht të flasin për ngacmimet që u janë shkaktuar kolegeve të tyre.

“Profesori në fjalë ka fillu duke dhënë komente seksuale gjatë orëve të ligjëratave edhe ushtrimeve. Edhe duke marrë si shembull gjithmonë femrën, na është drejtu të gjitha kolegeve që jemi kanë aty se ‘Femrën kur e mbulon me jorgan i humb bukuria’, ‘Dallimi mes femrës dhe perdes’. Mandej ka pas raste ku ka thënë ‘Femrat e Istogut janë më të bukurat’, ku edhe i ka shiku koleget e mia që kanë qenë nga Istogu”- ka deklaruar ‘Teuta’, e cila zgjodhi të flasë në kushte anonimitetit nën frikën se nëse e shpërfaqë identitetin e saj, do të përballet me më shumë ngacmime.

‘Teuta’ që pretendon se është ballafaquar me fjalë ngacmuese nga Krasniqi, datën 14.02.2023 ka thënë se nuk e harron kurrë sepse sipas saj, ka qenë dita kur asnjëherë nuk është ndier më keq. Pikënisje e kësaj dite kishin qenë rezultatet e provimit kur profesori Krasniqi e kishte rrëzuar atë nga provimi për 0.05 pikë.

Në konsultime me gojë, siç ka thënë studentja, Krasniqi i kishte thënë se është “i drejtë në vlerësim” duke iu drejtuar edhe me fjalët se “kur të duash të bëjë masazhë”, fjalë të cilat i kishte pasuar edhe një demonstrim duke tentuar “të përqafojë studenten”.

Pesë javë pas denoncimit të studenteve ndaj profesorit të Shkencave të Matematikës, Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual, më 04.04.2024 u mbodh Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës.

Në këtë mbledhje u paraqit edhe vetë Krasniqi, edhe pse me gjithë insistim, ai refuzoi të përgjigjet lidhur me pretendimet ndaj tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments