-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMinistrja e Jashtme Ruse: NATO po planifikon të kryejë sulme kibernetike ndaj...

Ministrja e Jashtme Ruse: NATO po planifikon të kryejë sulme kibernetike ndaj nesh

NATO ka nisur punën për fuqizimin dhe ndërtimin e strukturave për sulme kibernetike kundër Rusisë, ka pretenduar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Udhëheqja ushtarake dhe politike e NATO-s vazhdon të ndërtojë aftësitë e saj ushtarake me një sy në hapësirën e informacionit rus për të përgatitur dhe kryer sulme kibernetike. SHBA dhe aleatët e saj po përdorin një rrjet qendrash që qëndrojnë përgjatë perimetrit të kufijve të vendit tonë, në Estoni, Letoni, Finlandë dhe kontrollohen nga NSA amerikanensa”, tha ajo në një konferencë shtypi.

“Në të ardhmen, ata duan të angazhojnë Moldavinë, dhe për fat të keq, Gjeorgjinë, ku po krijohen dhe do të krijohen laboratorë kibernetikë për të ofruar mbështetje operacionale dhe teknike për grupet dhe personelin e komandës kibernetike ose forcave të operacionit special të bllokut”, u shpreh zyrtarja ruse.

Sipas diplomates, këto qendra përdoren për të monitoruar dhe mbledhur të dhëna, për të përpunuar skenarë të kryerjes së goditjeve të teknologjisë së informacionit kundër objekteve kritike të infrastrukturës së informacionit të Rusisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments