Temperaturat e larta, gati vere, na kanë joshur të gjithëve jashtë, çka do të thotë gjithashtu se sezoni i pjekjes ka filluar, por nëse jetoni në Gjermani dhe dëshironi të përdorni skarën në ballkonin tuaj duhet të ndiqni rregullin e ri nëse nuk doni të merrni gjobë.

Mediat gjermane shkruajnë se problemi më i madh është te skara me qymyr. Përkatësisht, tymi i tepërt nga një skarë me qymyr jo vetëm që mund të shkaktojë bezdi për fqinjët tuaj, por ju gjithashtu mund të shkelni ligjet gjermane për mbrojtjen e mjedisit.
Nëse pjekja në skarë shkakton dëmtim të mjedisit për shkak të tymit të tepërt, mund të vendosen gjoba deri në 25 mijë euro. Përveç kësaj, nëse e bëni shpesh, mund të çojë edhe në çështje gjyqësore.
Mediat gjermane paralajmërojnë se qytetarët duhet të kenë kujdes që të mos shkaktojnë probleme serioze dhe të respektojnë rregulloret në fuqi.