2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjëmbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga aksidenti në Itali, pas marrjes së ndihmës...

Njëmbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga aksidenti në Itali, pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi

Në lidhje me aksidentin e djeshëm trafiku në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) përmes Ambasadës në Romë ka marrë informacion se pas ndihmës përkatëse mjekësore për lëndime të lehta të marra në një spital në qytetin San Benedetto del Tronto, 11 pasagjerë, shtetas Maqedonia e Veriut, gjatë ditës së djeshme janë liruar në shtëpi shëndoshë e mirë.

Siç njoftoi Ministria e Jashtme, pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë ditës për dëmtime në këmbë dhe krah.

Ministria, përmes Ambasadës në Romë, vijon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali, dje ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut dhe drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments