-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeri në 250 mjekë largohen nga vendi çdo vit

Deri në 250 mjekë largohen nga vendi çdo vit

Shoqata e mjekëve të Maqedonisë me të dhëna shqetësuese se sa mjekë janë larguar nga vendi për shkak të kushteve më të mira jashtë vendit. Sipas të dhënave, 200-250 mjekë largohen çdo vit nga shëndetësia publike, tha mjeku Goran Dimitrov nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë më 5 prill në një manifestim të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë (7 prill).

Ai thotë se për të mbajtur mjekët në vend nevojiten disa masa nga organet shëndetësore.“Nga aspekti profesional mendoj se duhet bërë rajonalizimi i mirë, të krijohen kushte më të mira për specializim, avancim, për punësim të shpejtë në një farë mënyre me bursa edhe në kohën kur studentët e mjekësisë janë në studime dhe sigurisht të respektohet një lloj dëshira për avancim dhe vizioni që kanë të rinjtë”, thotë Dimitrov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments