-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërmbaruesit gjatë 2023 kanë “zhvatur” afër 160 milionë euro

Përmbaruesit gjatë 2023 kanë “zhvatur” afër 160 milionë euro

 Mbi 93 përmbarues të regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar kanë marrë apo vjelur afër 160 milionë euro (159.761.407 euro), thuhet në raportin e publikuar të Odës së Përmbaruesve ër vitin 2023.

Vetëm në territorin e Gjykatës Themelore Shkup dhe Gjykatës Penale Shkup janë përmbaruar mbi 92 milionë euro.

Nga shuma totale prej afër 160 milionë eurove, 41.9 milionë euro janë mbledhur nga qytetarët, derisa në vitin 2022 ka qenë 40.5 milionë euro.

Nga institucionet shtetërore janë vjelur 29.53 milionë euro, që është rezultat më i mirë se vitet e kaluara.

Dhe nga bizneset janë marrë 90.34 milionë euro. Bëhet fjalë për 76 mijë raste të ekzekutuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments