2.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeSela i kthen përgjigje Taravarit: Turpi flet për turp, nuk i besohet...

Sela i kthen përgjigje Taravarit: Turpi flet për turp, nuk i besohet tradhtarit

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela I ka kthyer përgjigje live Arben Taravarit. I ftuar këtë mbrëmje në Syri Tv, Sela u pyet lidhur me një deklaratë që Arben Taravari e ka bërë ditë më parë ku dhe i drejtohej anëtarëve të ASH-së që të mos futen në koalicion me BDI pasi ai do të ishte i gatshëm të firmoste që ata të futeshin të vetëm në zgjedhje ashtu si dhe kanë dëshiruar.

Sela tha se ka qenë Taravari ai i cili tradhëtoi Aleancën për Shqiptarë, tradhtoi zotimin që kishte bërë para atij si dhe anëtarëve të ASH dhe u largua duke u bërë palë me partitë e tjera në koalicionin “VLEN”.

“Kur turpi flet për turp. E vërteta është që jo ato, se fatkeqësisht ne kemi ardhur në situatë kur po flasin ato dhe ne. Ai përmendi ato duan të shkojnë vetë në zgjehdje e vërteta është që kur kemi qenë bashkë me Taravarin edhe në disa raste jemi dakorduar zotuar i kemi dhënë fjalë njëri tjetirt që ne të shkojmë vetën në zgjedhje dhe do e ruajmë atë që është Aleanca për Shqiptarët. Ka qenë zotimi ynë I përbashkët edhe me vendim të kryesisë që kemi votuar edhe unë edhe ai dhe një moment ai iku, tradhtoi zotimin që ka bërë para meje edhe u largua . Këto sjellje nuk janë sjellje të njerëzve që kanë dinjitet por që veprojnë me urdhëra. Nuk mund ti besohet një njeriu që të ka tradhtuar në besë”, tha Sela

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments