-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Ndërtimet pa leje në Çair, i kanë funksionarët e BDI-së.Bujar...

Izet Mexhiti: Ndërtimet pa leje në Çair, i kanë funksionarët e BDI-së.Bujar Osmani dhe zv. Kryeministri Artan Grubi kanë ndërtuar objekte të egra apo pa leje dhe të njejtat më vonë i kamë legalizuar.

Është një spin që po bëhet nga portalet e Artan Grubit, që publikojnë informacione që Prokuroria gjatë ditës do të realizojë aksion për ndërtimet ilegale në Çair.

Kështu është shprehur mes tjerash Izet Mexhiti në ClickPlus në TV21, teksa u pyet për ndërtimet ilegale në këtë komunë të Shkupit.

Shtoi se presionin BDI-ja po e bën edhe nëpërmjet prokurorit, Islam Abazit.

“Islam Abazin e kanë vegël për presion”, tha më tej Mexhiti duke shtuar se “ndërtimet ilegale në Çair, i kanë funksionarët e BDI-së”.

“Funksionarëve të BDI-së, dhe shumë qytetarëve të tjerë në Çair, ua kam legalizuar shtëpitë që i kanë pasur ndërtime të egra”, thotë ish kryetari i Çairit, lider i LD-së, Izet Mexhiti.

Mbrëmë në emisionin Click Plus në TV21, Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, mes tjerash për herë të parë bëri të ditur se sikur shumë qytetarë të tjerë, edhe funksionarë të BDI-së, konkretisht kandidati për president Bujar Osmani dhe zv. Kryeministri Artan Grubi kanë ndërtuar objekte të egra apo pa leje dhe të njejtat më vonë i kamë legalizuar.

“Sonte për herë të parë po ua them se edhe kandidati për President Bujar Osmani shtëpinë e ka të ndërtuar në mënyrë të egër, dhe unë si kryetar komune ia kam legalizuar atij si edhe shumë qytetarëve tjerë, pra në vend se të paguaj taksa komunale 110 euro për m2, ka paguar 1 euro, dmth vetë ai ka ndërtuar shtëpi të egër.”

“Artani dhe vëllezërit e tij kanë ndërtuar shtesë të banesave, në Çair, pothuajse gjysmën e ndërtesës e kanë të ndërtuar në menyrë të egër dhe të njejtat janë legalizuar.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments