Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, kanë inspektuar punimet që po vijojnë për sinjalizim në rrugën rajonale Bojanë – Saraj, si dhe vendosjen e bankinave mbrojtëse në këtë aks rrugor.
Me këtë rast kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti në profilin e tij në Facebook ka shkruar:
Bashkë me Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore z. Ejup Rustemi, inspektuam punimet që po vijojnë për sinjalizim në rrugën regjionale Bojanë – Saraj, si dhe vendosjen e bankinave mbrojtëse në këtë aks rrugor.