10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami- Lëvizja Besa - uron Albin Kurtin për fitoren e zgjedhjeve.

Bilall Kasami- Lëvizja Besa – uron Albin Kurtin për fitoren e zgjedhjeve.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka përcjellë një telegram urimi në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ishin të një rëndësie shumë të veçantë. Maturia e qytetarëve që ju drejtuan kutive të votimit dhe e gjithë aktorëve politikë dëshmuan se ndajnë vlera evropiane, duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme! Në emrin tim personal dhe të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA urojmë Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për Fitoren e zgjedhjeve të së dielës. Shpresojmë kjo te jetë një Ditë e Re për Shqiptarët dhe Kosovën.”, nënvizohet në mesazhin e Lëvizjes BESA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments