Pas rënies së kambanave të alarmit, për një përshkallëzim të rrezikshëm në veri, Amerika nxiton t’i japë garanci sigurie Kosovës.
Ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Uashingtoni po vëzhgon lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, dhe se ja kishte bërë të ditur Beogradit se përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.
Cdo lëvizje eventuale e forcave të Serbisë, do të konsiderohej si rrezikim i forcave të NATO-s që janë në Kosovë, për të mbrojtur shqiptarët dhe serbët, paralajmëroi O Brien.
Në Serbi, presidenti Vuçiç e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm dhe do të konsiderohej si rrezik për sigurinë e trupave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë shqiptarë dhe serbë.
Ai tha se nuk do të ketë përdorim të forcës. Ne po i mbikqyrim lëvizjet e ushtrisë serbe, por gjëja me e rëndësishme është që të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për të reduktuar tensionet.
Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, zyrtari i lartë amerikan tha gjithashtu se Serbisë i është bërë e qartë se personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë duhet të mbahen përgjegjës.
Por, teksa i kërkoi Beogradit të marrë hapa në këtë drejtim, ai nuk harroi t’i tërhiqte veshin edhe Prishtinës për vendimin lidhur me dinarin.
“Asnjë qeveri nuk duhet të varfërojë qytetarët e vet”, tha O’brien, i cili foli për një situatë të vështirë për serbët në veri.
Ai i kërkoi Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët, dhe tha se i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak kishte paraqitur propozime të mira për zgjidhjen e krizës.