Të ftuar në studion e Breaking” në Top Channel, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si përfaqësues i koalicionit VLEN dhe analisti politik Arsim Sinani kanë folur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Kasami ka theksuar se tashmë është i qartë ndryshimi dhe një fitore e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.
I pyetur se a kanë shqiptarët shansin për të pasue një president të dalur nga zgjedhjet, Kasami deklaroi se ishte një mundësi e rrallë por që kandidati i BDI-së po përçan votën.
Ndërsa, analisti Sinani deklaroi se shqiptarët do ti japin fund politikave të BDI-së dhe se më 8 maj vjen ndryshimi.