7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaNËSE KENI KËTË SIMPTOMË RREZIKOHENI NGA SULMI NË ZEMËR

NËSE KENI KËTË SIMPTOMË RREZIKOHENI NGA SULMI NË ZEMËR

Sulmet në zemër janë në urgjencë serioze mjekësore që kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Sëmundja, e njohur edhe si infarkti miokardial, shkaktohet nga mungesa e furnizimit të zemrës me gjak.

Mungesa e gjakut mund të dëmtojë zemrën dhe madje edhe me epilog fatal. Ju mund të rrezikoheni nga sulmet në zemër nëse papritmas hetoni se keni djersitje të tepruar, thonë mjekët.

Djersitja mund të jetë njëra nga shenjat e hershme të sulmit në zemër, sipas Fondit britanik të zemrës.

Shumë pacientë djersiten para sulmit në zemër, përcjellë me ndjenjën e të përzierave dhe dhimbje të lehta të kokës.

Për shumicën e pacientëve që kanë përjetuar sulm në zemër, djersitja e papritur është një simptomë e zakonshme.

Simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personi në person dhe shumica e shenjave të zakonshme janë dhimbjet në gjoks, të cilat ndodhin papritur dhe nuk largohen.

Edhe pse djersitja gjatë stërvitjeve është normale ose kur jeni në temperatura të larta të mjedisit, ju duhet të bisedoni me një mjek nëse ajo paraqitet pa ndonjë arsye.

Ndërkohë, simptomat e sulmit në zemër përfshijnë një ndjesi dërrmuese të ankthit dhe trullosje.

Dhimbja në gjoks mund të përfshijë edhe pjesë tjera të trupit, si krahët ose stomakun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments