Kompania Ecolog e filantropit Lazim Destani u shëndrua në një ikonë dhe shpresë për zhvillimin ekonomik të Pollogut por edhe të Maqedonisë së Veriut nga momenti kur në mënyrë pompoze u vendos gurë themeli i fabrikës së veturave elektrike E-Go që do të prodhoheshin në Tetovë. Pas disa vitesh pritje Ecolog dhe Lazim Destani dështuan në ndërtimin e kësaj fabrike duke mbetur në ven vetëm lopata e hedhur e gurë themelit nga ana e Lazim Destanit, shkruan Top24
Kompania Ecolog po ashtu kishte pasur një marrëveshje me komunën e Tetovës për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Tetovës, por edhe me stadiumin e Tetovës pas disa vitesh pritje kjo kompani nuk ka lëvizur asnjë gozhdë në këtë teren sportiv të Tetovës duke detyruar kështu kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin të prish marrëveshjen dhe të hap thirrje të re për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Për të hapur një thirrje të tillë Kasami ndryshoi në këshillin komunat Statutin e Ndërmarrjes Publike Tetova Transport duke ia kaluar kësaj ndërmarrje menaxhimin e terreneve sportive dhe duke mundësuar që kjo ndërmarrje të hap thirrjen për ndërtimin e stadiumit të Tetovës me 10 milion euro, para që sipas Kasamit do të sigurohen nga buxheti i komunës ndërsa në të njëjtën kohë kujtojmë që komuna e Tetovës ka probleme buxhetore rreth sigurimit të rrogave të të punësuarve dhe borxheve të grumbulluara.
Më 09.02.2024, komuna e Tetovës njoftoi se Shoqëria për tregti dhe shërbime “E-Property DOOEL Tetovë” është përzgjedhur si kompania me ofertën më të volitshme në tenderin për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive, kompani kjo e afërt me kompaninë Ecolog të Lazim Destanit.
Nuk dihet se ku do ti merr NPK Tetova Transport, 10 milion eurot për të paguar ndërtimin dhe rekonstruimin e stadiumit të Tetovës, por kjo situate tregon se Ecolog dhe kompania “E-Property DOOEL Tetovë do të dështojnë për të dytën herë në ndërtimin e këtij stadiumi ashtu si që dështuan herën e parë që Kasami e prishi marrëveshjen si dhe me dështimin e E-Go.