Alternativa – dega Tetove ka një pyetje për autoritetet komunale dhe posaçërisht Kryetaren e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi: edhe sa vite duhet te kalojnë që të përfundojnë maltretimet e banoreve të lagjes së kazermës?; edhe sa kalimtarë duhet të dëmtohen nëpër këto rrugë të stërngarkuara për t’i kryer detyrimet e tyre qytetare dhe afariste?
Premtimet e dy mandateve akoma nuk e kanë dhënë rezultatin e pritur për banorët e lagjes Drenovec dhe të fshatit Poroj. Hapja e kësaj rruge është tejet e nevojshme edhe për ngritjen e zhvillimit ekonomik në këtë zonë, ku zhvillohen veprimtari zejtare dhe tregtare. Me hapjen e kësaj rruge do mundësohet edhe kalimi më i lirshëm i autobusëve të ndërmarrjes publike për transport publik “Tetova Transport”, e cila për fat të keq nuk ka asnjë autobus.
Nisur nga kjo, kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë të “nyjës së Gordonit” në Drenovec. Sepse zgjedhjet vijnë përsëri.
Kjo është Tetova që (nuk) e duam.