7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA do ketë zgjedhje të reja në Himarë pas dënimit të Belerit?...

A do ketë zgjedhje të reja në Himarë pas dënimit të Belerit? Edi Rama / “Do të presim vendimin e Apelit” Zërat e huaj që komentojnë vendimet të gjykatave…

Në mbledhjen e sotme të qeverisë me kryebashkiakët në Shkodër, mungonte kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, pasi ai ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave.Kryeministri Edi Rama i pyetur lidhur më çështjen e Fredi Belerit, tha se i që i takon vetëm drejtësisë shqiptare prandaj duhet pritur vendimi i Apelit.

Kryeministri Edi Rama tha se për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, dhe shtoi se në fund do të jetë në pritje të caktimit të një date që i përket si kompetencë Presidentit.

Rama pati edhe një kritikë indirekte ndaj Athinës, ndërsa tha se “për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë”.

Nga konferenca pas mbledhjes me kryebashkiakët në Shkodër, Rama tha se drejtësia shqiptare duhej të ishte lënë e qetë në procesin e vendimmarrjes për një ngjarje që ka ndodhur brenda territorit të vendit tonë.

“Ju e dini shumë mirë këtë çështje dhe arsyen se pse s’kemi pasur zgjedhje. Ka qenë thjesht një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë. D0 të presim vendimin e apelit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministria por presidenti. Do ndjekë procedurën sipas ligjit dhe standarteve që ka Republika e Shqipërisë.. Do të ishte udhës që drejtësia shqiptarë të ishte lënë e qetë, siç e kemi lënë ne për çështjet brenda, nga cilido qoftë jashtë Shqipërisë. Është drejtësia shqiptare që vendos për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë. S’është as nën, as mbi të tjerët. Për mua në nuk komentoj vendimet e drejtësisë, tingëllon pan..që dëgjojmë zëra të huaj që komentojnë vendimet të gjykatave”-tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments