NATO-ja është duke i mbajtur ushtrimet më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë, në ujërat e veriut të Norvegjisë, sipër rrethit Arktik.
Ushtrimet synohet të nxisin gatishmërinë e aleancës ushtarake prej 31 vendesh dhe t’i demonstrojë Rusisë se është në gjendje të mbrojë territorin e saj edhe në klimat dhe kushtet më ekstreme.
Marina franceze Normandie, e armatosur me një sërë raketash, armësh, dhe aftësish të fundit anti-nëndetëse, është pjesë e një force shumëkombëshe të NATO-s që merr pjesë në stërvitjet e quajtura Reagimi Nordic 2024.
Ato nisën të hënën dhe janë pjesë e një programi më të madh ushtrimesh të quajtur Steadfast Defender 24.
Këto janë stërvitjet më të mëdha të NATO-s në dekada, me deri në 90,000 trupa të përfshirë gjatë disa muajve.
Stërvitjet nordike përfshijnë më shumë se 20,000 ushtarë nga 13 vende dhe janë planifikuar për gati dy javë në rajonet veriore të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.
“Jemi rreth pesëdhjetë anije ushtarake të përfshira në trajnim. Janë 90,000 ushtarë në tokë dhe kështu kjo kërkon shumë koordinim, në mënyrë që të punojmë së bashku, të operojmë së bashku në këtë mjedis komplekt siç është zona në Norvegji”, ka thënë kapiteni Thomas Vuong, oficer komandues i Normandie.
Kombet që po marrin pjesë në “Reagimi nordik 2024” janë: Belgjika, Britania e Madhe, Kanada, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe SHBA-ja.
Përafërsisht gjysma e trupave pjesëmarrëse janë duke u stërvitur në tokë. Pjesa tjetër po stërvitet në det, me mbi 50 nëndetëse pjesëmarrëse, aeroplanmbajtëse dhe anije të ndryshme amfibe, dhe në ajër me më shumë se 100 avionë luftarakë, avionë transporti, avionë vëzhgimi detar dhe helikopterë, sipas ushtrisë norvegjeze.
“Kjo stërvitje është gjithashtu një mesazh për të gjithë konkurrentët e NATO-s anembanë botës, kështu që tregon aftësinë tonë për të punuar së bashku dhe për të vepruar së bashku”, është shprehur Vuong.
Ushtrimet po mbahen në kohën kur Suedia edhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e NATO-s, duke u bërë anëtari i saj i 32-të.