11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski: Shpresoj edhe në votat e votuesve shqiptarëve dhe bashkësive të tjera...

Pendarovski: Shpresoj edhe në votat e votuesve shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike

Kandidati i LSDM-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Stevo Pendarovski deklaroi sot se në rrethinë e dytë, pavarësisht marrëveshjeve politike, pret mbështetje edhe nga bashkësitë tjera etnike, përfshi edhe atë shqiptare.

“Pres të kem votat e të gjitha bashkësive etnike, gjë që ndodhi edhe në vitin 2014…Në kohën kur BDI-ja ishte në qeveri me OBRM-PDUKM-në dhe kishte qëndrim zyrtar se nuk ka kandidat konsensual, unë kisha 35 mijë vota të shqiptarëve. Që do të thotë edhe pa marrëveshje politike me cilëndo qoftë parti ka qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike që më kanë votuar dhe shpresoj se do të më votojnë. Në të kundërtën edhe nuk mund ta paramendoj rolin e presidentit”, deklaroi Pendarovski.

Pendarovski deklaroi se në mandatin e tij të parë vendi ynë u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-së, derisa në mandatin e dytë pret që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Të dielën do të marr pjesë në kongresin e LSDM-së për t’i falënderuar për mbështetjen time. Bëhet fjalë për kandidaturë qytetare, andaj i ftoj gjithë qytetarët duke filluar nga 3 marsi që të japin mbështetje për kandidaturën time. Pas meje kam mandat pa asnjë gabim strategjik dhe pa asnjë aferë korruptive dhe as edhe një rast të nepotizmit apo konflikt interesi. Në mandatin time të parë u bëmë anëtare e NATO-së në mandatin time të dytë pres që të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Pendarovski i cili u ndal edhe tek dy shtyllat kryesore në vend që sipas tij janë Marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimi euroatlantik.

Marrëveshja e Ohrit ka përmbushur rolin e saj historik, dhe ka përforcuar dhe jo varrosur kohezionin e brendshëm të Maqedonisë. Më së shumti për shkak të marrëveshjes kornizë u bëmë shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Prespës mundësoi anëtarësimin tonë në NATO”, tha Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments