3.9 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKuzeska: Mickoski dhe Taravari nuk duhet të fshehin se për çfarë kanë...

Kuzeska: Mickoski dhe Taravari nuk duhet të fshehin se për çfarë kanë rënë dakord

Stevo Pendarovski do të jetë kandidat për president të shtetit i mbështetur nga LSDM-ja, konfirmoi zëdhënësja e partisë Bogdanka Kuzeska në programin e mëngjesit të Sloboden Peçat, përcjell PRESSonline.al

Vendimi i udhëheqësisë duhet t’i shkojë Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Qendror. Sipas Kuzeskës, presidentin Pendarovski edhe herën e kaluar e kanë përkrahur rreth 30 parti nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe kjo mbështetje ekziston edhe tani. Mbështetja për Stevo Pendarovskin vjen edhe nga qytetarët të cilët dinë të njohin punën dhe mundin e një njeriu që ka investuar plotësisht gjithçka në mandatin e kaluar për të qenë president i të gjithë qytetarëve, sqaron ajo.

“Stevo Pendarovski arriti të rikthejë reputacionin dhe dinjitetin e pozitës së presidentit të shtetit dhe besoj se edhe tani do të përkrahet nga të gjitha palët, veçanërisht për faktin se e mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Maqedonisë”, vlerëson zëdhënësja Kuzeska, përcjell PRESSonline.al

Siç shpjegon ajo, në politikë mund të ndryshohen shumë gjëra, por nuk duhet të ndryshohen angazhimet e partive që kanë thënë se mbështesin rrugën evropiane. Ata duhet të mbajnë këtë qëndrim.

Nga ana tjetër, Kuzeska konsideron se edhe Taravarit edhe Mickoskit ju mungon transparenca për të vepruar me ndershmëri para qytetarëve në këto zgjedhje.

“Nuk dëgjuam se çfarë marrëveshje kanë Hristijan Mickoski dhe Arben Taravari sepse nuk e fshehin mbështetjen publike për njëri-tjetrin. Ne i kemi parë ata në tavolinë së bashku më parë, por më pas ajo marrëveshje dështoi, ata nuk mund të bien dakord për shumë gjëra të rëndësishme. A u pajtuan Taravari dhe Mickoski,për çfarë ranë dakord, duhet t’ia thonë opinionit. A ka mundësi që Mickoski të tërhiqet nga ideja për shfuqizimin e qeverisë teknike, por edhe nga marrëveshja për kryeministër shqiptar njëqind ditë para zgjedhjeve? Gjithçka është e paqartë, dhe më e rëndësishmja është nëse është arritur ndonjë marrëveshje për ndryshimet kushtetuese”, thotë Kuzeska, përcjell PRESSonline.al

Zëdhënësja e LSDM-së sqaron se VMRO-DPMNE nuk janë konsekuent në politikat e tyre dhe si shembull për këtë e përmend marrëveshjen e Prespës.

“VMRO-DPMNE-ja fillimisht e mohoi marrëveshjen e Prespës, më pas thanë se puna është kryer dhe tani po kthehen dhe thonë se do ta anulojmë. Është një qasje e pandershme ndaj qytetarëve”, tha Kuzeska. Më shumë nga intervista me Bogdanka Kuzeskën shikoni në videon më poshtë.(PRESSonline.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments