Po e presin autobusin për t’i çuar në shkollë.
Por, vend askush s’po ju bënë për të hyrë, sepse është përplotë mini-busi.
“Qishtu sa herë na ndodh! nuk na merr, duhet me shku në këmbë!
Tre shoqet po nisen në këmbë.
Për të arritur në shkollën Adem Jashari në Serovë duhet të ecin në këmbë 4.1 kilometra.
Pas disa minutave ecje nga Vizbegu për në Serovë, fëmijët arrijnë në hyrje të Shutkës!
Aty kalojnë stacionin e radhës të autobusëve, por nuk mund ta shfrytëzojnë, sepse shkolla e tyre Adem Jashari nuk ua ka bërë ende kartelat e nxënësve.
Andaj, në këmbë vazhdojnë rrugën me plotë sfida deri tek shkolla.
Arritëm në Fushë-Tophanë.
Rrugës pamë një shkollë fillore Hasan Prishtina në Fushë-Tophanë.
Arritëm, por ashtu siç na than nxënësit ashtu edhe ndodhi.
Fëmijët na tregojnë se nuk është hera e parë që vonohen në orën e parë të mësimit,në sh.f. Adem Jashari në Serovë, e cila fillon në 07h30.
Këtë rrugë, fëmijët e Vizbegut e bëjnë me vite të tëra, si në vjeshtë, dimër e pranverë.
Ndërsa premtimet për shkollë në vendbanimin e tyre, prindërit e tyre kanë marrë tash e 10 vjet./TV21