Kryeministri Zoran Zaev ka qenë pjesë e një darke të përbashkët me kryetaren e Tetovës dhe nënkryetaren e BDI-së, Teuta Arifi në Nju Jork, mëson INA. Në këtë darkë të shtruar në Rockefeller Center në Nju Jork nga ana e një biznesmeni të njohur dibran kanë qenë të pranishëm edhe biznesmenë të njohur shqiptaro – amerikan dhe personalitete tjera. Në fokus të darkës së punës kanë qenë investimet amerikane që mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut si dhe bashkëpunimi i diasporës me vendlindjen në fusha të ndryshme. Ndërkohë, kryetarja e Tetovës gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur rastin ta takojë edhe zv/ndihmës sekretarin amerikan Filip Riker.