Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas kuvendit të thirrur nga ai sot, tha se më datë 18 shkurt do të mbahet kongresi i partisë dhe aty do t’i jepet formë shkarkimit të partisë, Arben Taravari. Ai po ashtu tha se me shumë gjasa Aleanca për Shqiptarët do të shkojë e vetme në zgjedhje.
“Morëm vendim edhe për thirrjen e kongresit, i cili u thirr nga ana e Kuvendit, më datë 18 ku do të diskutohet vendimi i kuvendit dhe pas kësaj do të marrë formë edhe shkarkimi i kryetarit të ASH-së. U diskutua edhe pika tjetër se si do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nuk u mor asnjë mendim sepse do të diskutohet në kongres, por me shumë gjasa do të shkojë e vetme.”- tha Sela.