4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAdemi: BDI-ja me 10 mijë amendamente do e bllokojê propozim ligjin e...

Ademi: BDI-ja me 10 mijë amendamente do e bllokojê propozim ligjin e VMRO-së dhe Levicës për “Branitellat”

Kordinatori i BDI-së në Kuvend, njëherë edhe nënkryetar i kësaj partie përmes fjalimit procedural në Kuvend ka kundërshtuar që propozim ligji i VMRO-së dhe Levicës për të drejtat dhe dëmshpërblimin e “Branitellave” të shkojë në procedurë të shkurtuar në Kuvend.

“Ky ligj nuk duhet të shikohet në Komisionin amë pa pasur përgjigje nga Komiteti Ndërmjet Bashkësive, nëse ligji i njëjtë duhet të miratohet me shumicë të badenterit”, tha Ademi.

Megjithatë deputetët e VMRO-së dhe LSDM-së e mbështetën s’bashku që propozimi opozitar i VMRO-së dhe Levicës të kalojë me procedurë të shkurtuar.

E për këtë reagoi Ademi. Ai tha se për këtë ligj me patjetër duhet të deklarohet Komiteti Ndërmjet Bashkësive ose në të kundërtën BDI-ja do e bllokojë të njëjtën.

“Nëse nuk kërkohet përgjigje nga Komiteti Ndërmjet Bashkësive edhe pse kemi qenë konstruktiv, dua të ju njoftoj se kemi përgatitur mbi 10.000 amendamente për të bllokuar miratimin e të njëjtit”, deklaroi Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments