0.6 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGeer: Kur BE ndihmon, presim që edhe autoritetet në vend ta bëjnë...

Geer: Kur BE ndihmon, presim që edhe autoritetet në vend ta bëjnë punën e tyre

Bashkimi Europian dhuroi shtatë vetura për ndihmën e shpejtë në Shkup, me qëllim për të përmirësuar shërbimet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, David Geer, deklaroi se kjo ndihmë vjen pas reportimeve mediatike në lidhje me mungesën e shërbimeve të ndihmës së shpejtë.

“Shkupi është qyteti më i madh në vendin tuaj dhe gjithashtu ka edhe nevojë më të madhe për një donacion të tillë. Pikërisht ky donacion sot do ta plotësojë atë mungesën e ambulancave në qytetin e Shkupit. Ndonëse ka edhe çështje të tjera të cilat duhet urgjentisht të zgjidhen. Kur flasim për këtë gjithashtu përfshihet të sigurohet funksionim i plotësishëm i shërbimeve të ndihmës së shpejtë, si pjesë e sistemit për thirrje emergjente, numri 112”, tha Geer.

Geer shtoi se BE është duke ndihmuar në zbatimin e strategjisë nacionale të shëndetësisë, gjithashtu do të ndihmojnë në përmirësimin e skriningut për kancer, parandalimin e tij dhe shërbimet neonatale.

Ai ua bëri të ditur autoriteteve se partneriteti me BE-në në vend nuk ka funksionuar në disa raste andaj theksoi se duhet të ketë angazhim për të ndihmuar qytetarët,.

“Gjatë dy viteve të kaluara Bashkimi Evropian ka dhënë dy sisteme për rezonancë magnetike dhe gjithashtu një tomografi për tetë spitale në të gjithë vendin. Duke bërë këtë BE gjithashtu ka shpresuar se do të kontribojë për ti sjellur shërbimet vitale më afër pacientëve. Nga ana tjetër më duhet të them se isha i zhgënjyer kur lexova raportin e fundit të byrosë për revizion, në të cilin thuhet se vetë zgjerimi i rrjetit me sistem për rezonancë magnetike si dhe tomografi në Maqedoninë e Veriut nuk ka rezultuar me rritje në shfrytëzimin e këtyre aparateve”, tha David Geer.

Mesatarja e shfrytëzimit të aparateve në bashkimin Evropian është mes 4,000 dhe 9,000 shfrytëzime. Kurse sipas byrosë per revizion, mesatarja në Maqedoninë e Veriut është 2,800. Geer tha se në lidhje me këtë duhet të punohet më shumë dhe apeloi të gjithë që të përdorin donacionet të cilat janë në interes të pacientëve./tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments