Një person është plagosur në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup. Nga MPB thonë se personi është plagosur në këmbë.
“Sot (07.02.2024) nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” në SPB Shkup është paraqitur se tek ata është dërguar P.P. (24) me plagë nga arma e zjarrit në këmbë, ndërkaq, sipas paraqitjes, ndaj tij në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka shtënë një person. Sipas informatave fillestare, ndaj P.P. ka shtënë R.SH. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informojnë nga MPB.