Kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Sellcë të Tetovës shkollë kjo e cila ka qenë në gjendje të vështirë. Pas përfundimit të të gjithë procedurave teknike tani më në vend kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës, shkruan Top24
Ndryshe shkolla fillore në Sellcë filloi të ndërtohet në vitin 2001 kur zëvendësministër i arsimit ishte i ndjeri Fejzulla Shabani si kuadër i PDSH-së. Por për shkake gjeologjike punimet u ndërprenë dhe për ndryshimin e lokacionit dhe riorganizimin të projektit duhej të kalonin disa komisione.