Komisioni për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit nuk e votoi heqjen e imunitetit për deputetin nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanovski, sepse mungoi deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri. Për këtë arsye, votimi perfundoi 4 PRO dhe 4 KUNDËR. Tani kryetari i komisionit përkatës duhet ta njoftojë kryetarin e kuvendit Talat Xhaferit për procedurat e mëtejme.
Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, akuzohet nga Prokuroria e krimeve të rënda si organizator i ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Pos Veljanovskit, dyshohet edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si dhe ish punonjësi i DSK-së, Nikolla Boshkovski. Mile Janakievski tani për tani ndodhet në paraburgim shtëpiak, ndërsa ish-ministri Ristovski në burgun e Shutkës. Vendimi final për ngjarjet e 27 prillit do të publikohet me 15 mars nga Gjyakta Themelore.