12.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeSela të shtunën thërret Kuvendin, paralajmëron shkarkimin e Taravarit dhe ministrave

Sela të shtunën thërret Kuvendin, paralajmëron shkarkimin e Taravarit dhe ministrave

Kryetari i kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë me mediat paralajmëroi se të shtunën e ardhëshme do të thirë kuvendin qendrorë të ASH-së.

Sipas tij, një pikë e rendit të ditës do të jetë dhe siç tha do kërkohet përgjegjësi për kryetarin e ASH-së, Arben Taravari.

Por sipas tij, përgjegjësia nënkupton shkarkim, që lë për të nënkuptuar se do kërkoj shkarkimin e Taravarit nga posti i kryetarit, por edhe të ministrave.

Sela theksoi se me Taravarin ka komentuar vetëm me mesazhe ku kanë komunikuar për thirrjen e mbledhjes së kryesisë së partisë.

Por, pak para daljes së Selës në konferencë me mediat, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se brenda 24 orëve ka mbledhur rreth 80 nënshkrime të kuvendit nga gjithësej 133.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments