13.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmePesë orë pas vendimit të Taravarit: Besa ndez propagandën për të marrë...

Pesë orë pas vendimit të Taravarit: Besa ndez propagandën për të marrë kontrollin e Opozitës

Kanë kaluar vetëm psesë orë që kur kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se preferon të koalcionoj me opozitën shqiptare. Kjo si duket i ka ndezur motorët e Lëvizjes Besa për të marrë kontrollin mbi koalicionin opozitar dhe Kasami të jetë lideri i saj, shkruan Top24

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Albi Qamili përmes një postimi dedikuar Kasamit u ka kujtuar tre liderëve të tjerë rrugën që kanë kaluar për të u kthyer sërish te Kasami.

Qamili në postimin e tij shkruan:

Në fillim të injorojnë,

pastaj qeshin me ty,

pastaj të luftojnë,

pastaj TI FITON.

Mahatma Gandhi

Ndryshe partia politike Alternativa e Afrim Gashit ishte pjesë e ndarë e LB ku Gashi deri atë kohe ishte nënkryetar i LB ku pas ndarjes mes tyre u karakterizuan me tensione të larta dhe procedura gjygjsore. Ndërsa Aleanca për Shqiptarët ishte tre herë pjesë e koalicinit me Lëvizjen Besa edhe ate në dy cikle zgjedhore në nivel lokal dhe një në zgjedhjet presidenciale.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare eksponent të AAA-së kishin akuzuar LB se kanë fituar mandatet nën kurizin e LSDM-së dhe si të tillë nuk ishin të denjë për të folur për procese kombëtare. Po ashtu një tension i tillë mes këtyre dy subjekteve ishte shfaqur edhe në zgjejdhjet e parakohshme lokale kur eksponent të LB nuk lejonin të mbahej konventa e AAA-së në Tetovë, nga ku Zekirja Ibrahimi hodhi akuza të rënda në drejtim të Kasamit.

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti kishte pamundësuar rëzimin e qeverisë me 61 deputet duke marrë në radhët e tij një nga deputetët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepin të cilin LB e shpalli të humbur apo të kindapuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments