6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga formon për herë të parë këshill ekspertësh, që do të...

Krenar Lloga formon për herë të parë këshill ekspertësh, që do të monitorojë reformat në drejtësi

Këshilli do ta monitorojë zbatimin e Strategjisë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin (2024-2028)

Sot u takuam me kryetarin e grupit punues për Strategjinë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin (2024-2028) Vllado Kambovski dhe ekspertët nga projekti Rule of law (Sundimi i ligjit).

Ramë dakord që të krijohet një këshill i ri për monitorimin e zbatimit të Strategjisë. Këshilli do të ketë nga 13 deri në 15 anëtarë dhe në të për herë të parë anëtarë do të jenë persona, të cilët nuk janë ekspertë vetëm me profesion por ekspertë të dëshmuar nga fusha e së drejtës.

Në takim u diskutua edhe për planin për zbatimin e aktiviteteve të strategjisë zhvillimore dhe për vendosjen e mekanizmave për monitorimin e aktiviteteve të strategjisë. Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të krijohet një grup teknik për të koordinuar zbatimin e strategjisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments