Më 28.01.2024, në Gostivar, zyrtarë policorë të
Policisë së Gostivarit, kanë privuar nga liria personat
M.I. (25) dhe J.K.(35), të dy nga Dobërdolli i Gostivarit.
Sipas njoftimit, rreth orës 05:30 në bulevardin “Vëllezrit
Gjinoski” me veturë “Opel Corsa” i kanë penguar rrugën
dhe kanë sulmuar fizikisht personin V.F.(29) nga
Gostivari, me çka kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga
vetura e tij “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit. Siç
raportohet, teksa tentoi të arratisej, V.F. është kthyer me
veturë dhe i ka rrëzuar sulmuesit me derën e hapur të
shoferit, dhe e ka dëmtuar automjetin e tij.
Lidhur me ngjarjen, në ora 16:00 në Policinë e
Gostivarit, S.S.(35) nga Gostivari, ka raportuar se rreth
orës 12:00 në shtëpinë e tij ka ardhur V.F. dhe I.J., dhe e
kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë para duke e
kanosur me një send të mprehtë. V.F. është privuar nga
liria dhe pas zbardhjes së rastit ndaj të përfshirëve do të
përgaditet kallëzim përkatës.
——————————–
Më 28.01.2024 në ora 19:30 në Gostivar, zyrtarë
policorë nga Stcioni policorë-Gostivar kanë privuar nga
liria personin V.L.(39) nga Gostivari, për shkak se i njëjti
ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçare në shtëpinë e
tyre familjare, me çka i ka dëmtuar edhe orenditë me një
mjet metalik. V.L. është ndaluar në komisariat dhe pas
dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë
parashtresa përkatëse.