14.3 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeApasiev -Levica me krenari: Vetëm ne votuam kundër Qeverisë së UÇK-së

Apasiev -Levica me krenari: Vetëm ne votuam kundër Qeverisë së UÇK-së

Në zgjedhjet e sotme të qeverisë teknike, ku populli maqedonas u poshtërua duke emëruar për kryeministër një komandant të amnistuar të një grupi terrorist, kundër votuan vetëm deputetët e së Majtës. Sot është një poshtërim për të gjithë mbrojtësit që dhanë jetën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur kundër terroristëve në vitin 2001, thuhet nga kumtesa e LEVICA

“Nuk na habit fakti që deputetët e DPMNE-së nuk patën guxim të votojnë kundër zgjedhjes së Xhaferit, sepse kur ishin në pushtet i amnistonin të ashtuquajturat rastet e Hagës dhe me turp e emëruan Xhaferin për ministër të Mbrojtjes. Edhe në ngritjen më të madhe me 63 deputetë në pushtet, DPMNE nuk i zbardhi asnjëherë krimet e terroristit ONA, ndërkohë që familjet e branitellave janë ende në pritje të drejtësisë për të dashurit e tyre. Emërimi i Xhaferit kryeministër i qeverisë teknike nga LSDM është tradhtia e fundit kombëtare, në të cilën të dyja partitë maqedonase kanë pjesëmarrje dhe faj të barabartë.Populli maqedonas është tradhëtuar dhe nëpërkëmbur sërish nga zgjedhja e dezertorit Xhaferi, prandaj e majta thekson se deri në zbardhjen e krimeve të luftës të vitit 2001 nuk do të ketë drejtësi për popullin maqedonas”, theksojnë nga LEVICA.Ndërka Dimitar Apasiev nga LEVICA ka theksuar se vetëm ata kanë votuar kundër kësaj Qeverie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments