1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeO’Brajan pyetet për vizitën e Gashit, Mexhitit dhe Kasamit në SHBA: Sa...

O’Brajan pyetet për vizitën e Gashit, Mexhitit dhe Kasamit në SHBA: Sa më e fragmentuar të jetë hapësira politike, aq më i paqartë do të jetë mesazhi

Gjatë vizitës së tij të djeshme në Shkup, ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brajan në intervistë për MIA është pyetur për Lidhje Europiane për Ndryshim. Sa i përket vizitës së liderëve të tri partive opozitare shqiptare, pjesë e “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në SHBA, pak para zgjedhjeve të ardhshme, O’Brajan dha përgjigje konkrete, por vuri në dukje se sa më e fragmentuar të jetë hapësira politike, aq më i paqartë do të jetë mesazhi.

“Jam këtu për takime me autoritetet. Ish-shefi im dinte të thoshte se si diplomat, të gjitha instinktet partiake dhe politike fshihen në atë periudhë, kështu që nuk do të doja të jepja këshilla. Si person që kujdeset për interesat e SHBA-ve në rajon, mund të them se është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë mundësinë të japin një zë të qartë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në rrugën drejt Evropës. Vlerësoj se sa më e fragmentuar të jetë hapësira politike, aq më i paqartë do të jetë mesazhi. Megjithatë, ky është një vendim që duhet ta marrin politikanët dhe qytetarët”, tha O’Brajan për MIA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments