Analisti politik, Arsim Sinani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se VV zyrtarisht nuk merr pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
“Natyrshëm, Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e procesit politik, në Maqedoni Veriore. Forma nuk e pengon që të veprojë. E për strategjinë është çështje e taktikave politike që sdo mend se nuk thuhen gjithmonë. Idetë e Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë prezente, pasi i bëjnë mirë shëndetit politik këtu. Populli është ai që e jep verdiktin i fundit”, ka shkruar Sinani përmes një postimi në rrjetet sociale