7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga sot Kodra e Diellit përsëri në funksion për skijim

Nga sot Kodra e Diellit përsëri në funksion për skijim

Reshjet e reja të borës kanë bërë të mundur që Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” nga sot të vë përsëri në funksion ski ashensorët për skijim.

Qendra e Skijimit informoi se me mbulesën e re të dëborës janë krijuar kushte ideale në shtigjet e skijimit. Ku nga sot në funksion janë vënë ski-ashensori “Ge”,ski-ashensori “Aerodrom”, ski-ashensori “Kroni”,teleferiku me dy ulëse “Shën Ilija” dhe teleferiku me gjashtë ulëse.

Kujtojmë që sezoni i skijimit ishte i pasuksesshëm edhe këtë sezonë, i njëjti filloi me 18 dhjetor 2023 dhe u mbyll për një javë me 25 dhjetor për shkak të temperaturave të larta dhe borës së pamjaftueshme, deri në reshjet e reja të borës.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit, vazhdon lënia pas dore nga autoritetet e qendrës turistike Kodra e Diellit. Nuk ka ende marrëveshje të nënshkruar midis Qeverisë së vendit dhe investitorit të interesuar italian “TechnoAlpin” për këtë qendër, pavarësisht se ata prezantuan planin e tyre për zhvillimin e Kodrës së Diellit para më tepër se një vit. Institucionet janë jotransparente, nuk japin detaje.

TechnoAlpin” në dhjetor 2022 e prezantoi planin e tyre për zhvillimin e kësaj qendre turistike. Investimi është paraparë të realizohet në shtatë faza dhe kap vlerën e rreth 180 milionë eurove. Në fazën e parë prioritet pritet të ketë ndërtimi i sistemeve për borë artificiale, pasi planifikohet që sezoni të zgjasë më gjatë dhe jo të varet nga reshjet e borës.

Kohë më parë, u formua ndërmarrje re e cila do të menaxhojë me Kodrën e Diellit me emër “Kodra e Diellit”.

Kjo qendër turistike për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të. Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments