Jo në tendë, por afër Komunës, iu përgjigjën thirrjes pozitivisht.
Mëngjesi ishte me më shumë interesim.
Por më vonë ra interesimi. Pak qytetarë u panë për ta vënë firmat e tyre në peticionin për largimin e kryetarit.
E kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nuk po pajtohet me nismën për largimin nga posti i tij.
“Po të shohim, ne e kemi ndërmend ti bëjmë ato ankesat tona në vendin e duhur. Unë gjithmonë jam thirr në atë se më mirë me qenë na katër kryetarët e komunave veriore një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe të marrim një vendim përfundimtar gjithë së bashku njëjtë, mirëpo kjo nuk ndodhi” , ka deklaruar ai.
Njëjtë mendon edhe i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri teksa thotë se nuk duhet t’i lirohet rrugë grupeve kriminale të udhëhequra nga Lista Serbe.
“Këto ditë që po zhvillohet ky peticion mbrapa këtij grupi nismëtar, qëndron Lista Serbe dhe grupet që janë kriminale, ato e mbështesin e financojnë i thërrasin në telefona, kërcënojnë mos me dalë… në një formë janë ata. Nuk do të kisha dashur që ta kenë hapësirën grupet kriminale të na diktojnë neve situatat politike ekonomike” , ka thënë ai.
Nga komuna e Mitrovicës së veriut, thanë se të premten pritet të dorëzohet numri i nënshkruesve për largimin e kryetarit, Erden Atiq për të cilin janë mbledhur 3640 nënshkrime që kërkohen sipas udhëzimit administrativ.
“Ata kanë bërë nënshkrimet sepse ne veç po i presim sot për me ardhë me i dorëzu sipas njohurisë që i kemi, ne jemi të gatshëm me i pranu edhe me i kry obligimet sipas udhëzimit administrativ” .
E i gjithë ky proces po monitorohet edhe nga Policia e Kosovës. Të cilët po e vlerësojnë si të qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.
Këtë të drejt qytetarët e kanë deri më 22 janar nga ora 09 deri në 16:00, të cilët po kërkojnë largimin e kryetarëve.
© SYRI.net