5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNaum Stoillovski-VMRO-DPMNE/ Qeveria dhe Prokuroria po heshtin me skandalin e Fondit Shëndetësor...

Naum Stoillovski-VMRO-DPMNE/ Qeveria dhe Prokuroria po heshtin me skandalin e Fondit Shëndetësor me “Diamed”

linku https://www.tetovasot.com/2019/09/stoillovski-qeveria-dhe-prokuroria-po-heshtin-me-skandalin-e-fondit-shendetesor-me-diamed/

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski sot përmes një press konference, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë në krye me Zoran Zaev dhe Prokurorisë Publike në krye me Villma Ruskoska, njofton Zhurnal. Siç ka deklaruar Stoillkovski në konferencë, drejtori i FSSHM Den Donçev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe kanë manipuluar me një investues me qëllim të mos hyjë në tregun e vendit si gjigant botëror mjekësor, dhe kështu kanë penguar investimin e 11 milion eurove në vend.

Stoillkovski thotë se ekziston madje edhe padi penale kundër tyre, por ende nuk ka asnjë përgjigje nga Prokuroria, dhe kështu siç shton ai, të lartë përmendurit janë nën mbrojtjen e kryeministrit Zoran Zaev. “Në intervistë për mediat, Vera Ivanova, pronarja e “Diamed” firma viktimë në rastin “Reket 2”, thotë se ka dëshmi për “Reket 2″, ka dëshmi të cilat në mënyrë eksplicite dëshmojnë se Den Donçev dhe Venko Filipçe kanë tentuar të pengojnë investim të huaj në Maqedoni.

Por hetim kredibil nuk ka, po zvarritet, të dy ende janë në funksionet e tyre. Biznesmen nga Maqedonia thotë se Den Donçev me ndihmë të Venko Filipçes, për interesa të tyre duke keqpërdorur pozitat, kanë keqpërdorur shtetin dhe kanë penguar në mënyrë të koordinuar hyrjen e një kapitali të huaj në shtet, ndërsa shteti po heshtë”, thotë Stoillkovski.

Stoilkovski pyet se çfarë tjetër duhet të ndodhë që Ruskoska të ngritë lëndë tjetër dhe të arrestojë Donçevin dhe Filipçen, gjë që nuk e ka bërë deri tani. Për më tepër ndiqni konferencën e plotë të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments