Aktivistë dhe përkrahës të Ziadin Selës, ish kryetarit të ASH-së, kanë “gozhduar” në rrjetet sociale Bekim Qokun përfaqësues i VV-së në Maqedoninë e Veriut, ish aktivistë dhe përkrahës i flaktë i ASH-së.
Me poshtë disa nga komentet në original (pa ndërhyrje) në drejtim të shkrimit të Qokut në facebook, ku ky i fundit ka kritikuar Aleancën për Shqiptarët.
“Ironia eshte se vet ke qene pjese e PDSH-se pastaj dhe deputet i po te njejtes PDSH fale fitores se Ziadin Seles ne zgjedhjet e 2013-tes! Sa i perket Kuvendit, ne te cilin kam marre pjese dhe une, atebote dhe ti e pranove me shume zell “kontuinitetin politik” qe Levizja e re te quhej LR-PDSH, madje kete vendim “arbitrar” vazhdove ta perkrahesh e ta propagosh edhe ne zgjedhjet e 2016-tes duke i shkuar para e pas “monarkut” dhe sa per te verteten, rezultati ne vendin ku ju votonit ishte me shume se zhgenjyes. Eshte udhes dhe e ndershme te trasoni rrugen tuaj politike pa akuza te pabaza, sepse vertete dukeni kontraverz e qesharak, sidomos per njerezit qe i kan te njohura gjerat qe nga fillimi!”, ka shkruar Naim Bajrami ish kandidatë i ASH-së për Qytetin e Shkupit.
“Deri dje Menduhin e thirshe kryetar edhe ti po tregom sot cin e ke kryetar se ma ke perzi pak, Albinin Izetin Afrimin apo Billin ”, shkruan një qytetar tjetër.
“Ike shkon ne LEN aty e ke vendin e perqares i ke borgj shume kesaj Ash shume ty se te dha hapesire perqares je”, shkruan një komentues tjetër.top24