Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut e cila ndodhi më 15 janar 1999 dhe ishte njëra nga arsyet që mobilizoi botën demokratike për të mbrojtur popullatën civile në Kosovë, shkruan Top24
25 vite dhimbje, trishtim dhe imazhe të paharruara nga 15 janari i vitit 1999.
Masakra e Reçakut do të mbetet në memorien tonë si një ndër ngjarjet më makabre të shkaktuara nga agresori serb, të cilën me shumë të drejtë Ambasadori Walker e cilësonte si: “Krim kundër njerëzimit”.
Shpirti i 45 civilëve të masakruar u bë yll ndriçues në rrugën tonë për liri dhe pavarësi.