Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë ka regjistruar një tërmet.
Epiqendra e tij ndodhet 173 km në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML4.5 në orën 00:14.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndier në Ohër, Strugë, Gostivar dhe Shkup.
Ai ishte me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.