-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, prokuroria...

Arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, prokuroria do të ankohet

Gjykata Themelore Penale caktoi arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, i cili u arrestua mbrëmë në kufirin me Kosovën. Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se kundër këtij vendimi do të ankohet.

“Për personin e dyshuar për veprën penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror, i cili për disa ditë ka qenë i pakapshëm për organet e rendit dhe dje i është hequr liria në vendkalimin kufitar, Gjykata Themelore Penale Shkup ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, njoftoi prokuroria.

Dje është bërë e ditur se është arrestuar edhe personi i pestë, i dyshuar për depërtimin në M-NAV, i cili është kapur në kufirin me Kosovën.

Për katër të arrestuarit e tjerë, përfshirë edhe Bekim Nezirin, gjykata paraprakisht kishte vendosur arrest shtëpiak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments