4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës paralajmëroi shfuqizimin e planit te Spitali i Tetovës ku...

Komuna e Tetovës paralajmëroi shfuqizimin e planit te Spitali i Tetovës ku është privatizuar tokë mbi rezervuarët e naftës

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi sot deklaroi se Komuna e Tetovës do të fillojë procedurën për shfuqizimin e planit të vjetër në hapësirën e Spitalit të Tetovës ku është privatizuar tokë prej 97 metra katrorë. Ai tha se do krijohet plan i ri në interes të qytetarëve, raporton Portalb.mk.

Durmishi theksoi se do ta fillojnë procedurën e shfuqizimit të planit të vjetër pasi shihet qartë se ka tendenca tjera.

“Pra, plani i ri do të hartohet konform interesave të qytetarëve dhe jo në dobi të mafias urbane. Tendenca e tyre që të bëjnë bashkëngjitje të pronës është refuzuar nga ana jonë. Pasi do të realizohet një plan i tillë, i njëjti do t’i dorëzohet spitalit dhe pastaj do jetë në dorën e spitalit se si do të vazhdojë më tutje”, tha Durmishi.

Ai tha se me sjelljen e planit të ri ,në atë parcelë do të shihet se cili është interesi i spitalit, do të shihet të realizohet interesi i spitalit gjegjësisht interesi i qytetarëve dhe jo interesi i individëve.

“Më pas në bazë të atij plani të ri që do të sjellim do të autorizohet kryetari i komunës, gjegjësisht sektori i urbanizmit që ta realizon”, theksoi Durmishi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments